Dy zyrtarë dalin pozitivë me COVID-19, mbyllet Qendra e Regjistrimit Civil

16:47 | 01 Korrik 2020

Mbyllet Qendra e Regjistrimit Civil, dy zyrtarë dalin pozitivë me COVID-19.

Është pezulluar ofrimi i shërbimeve për palë në Agjencinë e Regjistrimit Civil në Ministrinë e Punëve të Brendshme pasi dy zyrtarë të Qendrave për Regjistrim të Automjeteve dhe Qendrës për Pajisje me Dokumente kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Në një njoftim të MPB-së theksohet se është vendosur që të pezullohet ofrimi i shërbimeve për datat 2 dhe 3 korrik, duke përjashtuar rastet mjekësore për dy qendrat.

MPB ka thënë se aplikimet e rasteve tjera mund të bëhen nëpër Qendrat për Pajisje me Dokumente të komunave më të afërta.a

Komento: