Vdes edhe një person nga koronavirusi në Shqipëri

17:38 | 01 Korrik 2020

Tjetër viktimë prej Covid në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për vdekjen e një të moshuari nga Shkodra, i cili trajtohej në terapi intensive prej 12 ditësh në spitalin infektiv në Tiranë.

86 vjeçari ka ndërruar jetë sot duke e çuar numrin total të viktimave në 66 persona.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Një humbje jete ka ndodhur në spitalin infektiv, si pasojë e COVID19.

Një pacient 86-vjeçar nga Shkodra, i cili po trajtohej në terapi intensive prej 12 ditësh nuk e ka fituar dot betejën me COVID19, megjithë asistencën e madhe mjekësore.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe i kujton edhe një herë qytetarëve të tregojnë kujdes me respektimin e rregullave, distancimin fizik, përdorimin e maskës, higjienën vetjake, pēr të kufizuar përhapjen e COVID19.

Nga fillimi i epidemisë, 66 qytetarë të konfirmuar me COVID19 e kanë humbur betejën me virusin e rrezikshëm.

Komento: