Vetëvendosje: U vërtetuan nga zyrtarë të SHBA-së shqetësimet tona për shkëmbim territoresh

08:55 | 07 Korrik 2020

Vetëvendosje: Shqetësimet tona për shkëmbim territoresh u vërtetuan nga zyrtarë të SHBA-së.

Lëvizja Vetëvendosje thotë se shqetësimi që kanë ngritur për marrëveshjen e fshehtë të pretenduar për shkëmbim territoresh mes Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij serb Aleksandar Vuçiqit, u vërtetua këto ditë edhe nga deklaratat e zyrtarëve në SHBA.

Sipas tyre, ata që i kanë akuzuar për paranojë në të vërtetë i shërbejnë Presidentit Hashim Thaçi.

”Partitë e PLAN-it na akuzonin për paranojë, por vetë nuk është se thjeshtë janë naiv por qëndrojnë pas këtij presidenti të cilin e votuan dhe të cilit i shërbejnë”, thuhet në reagimin e VV-së.

Komento: