301 pacientë të shtrirë në spital nga covid-19, 22 në gjendje të rëndë

15:40 | 11 Korrik 2020

Po vazhdon të rëndohet situata në Kosovë nga koronavirusi.

Në QKUK dhe spitalet publike janë të shtrirë 301 pacientë me Covid-19, ku 22 prej tyre janë në gjendje të rënduar me përkujdesje intensive.

“Në klinikat e QKUK-së dhe 7 spitalet publike nën menaxhim të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, sipas raportit të datës 11 Korrik 2020, ka të shtrirë 301 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitiv.

Prej tyre 186 në QKUK dhe 115 në spitalet e përgjithshme.

Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 184 janë në oksigjenoterapi, 132 në QKUK dhe 52 në Spitalet e Përgjithshme”, thuhet në njoftimin e Shskuk-së. /ORAinfo/

Komento: