Shërohen nga koronavirusi 13 pacientë në Vushtrri

00:12 | 12 Korrik 2020

Edhe 13 të shëruar nga Covid-19 në Vushtrri.

Këtë e bëri të ditur Drejtori i Shëndetësisë në Vushtrri, Sylejman Meholli.

“Të dashur qytetarë të Komunës së Vushtrrisë, dje dhe sot janë shëruar 13 raste nga Covid 19 nga komuna jonë dhe kemi pasur 9 raste të reja pozitive”.

“Le ta përmbysim akoma më shumë lakoren epidemike në komunën tonë, duke zbatuar rekomandimet anti Covid 19: maskë, distancë dhe higjenë!”, ka shkruar Meholli në rrjetin social Facebook.

Komento: