Gjendja e jashtëzakonshme në Kosovë mund të shpallet sot

09:30 | 12 Korrik 2020

Rritja e madhe e numrit të të infektuarve ka bërë që Qeveria e Kosovës të mendoj shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend.

Kryeministri Avdullah Hoti do të mbajë takim me komitetin e menaxhimit të pandemisë, ku do të vendos se a do të shpallet ose jo gjendja e jashtëzakonshme.

Hoti tha se disa kryetarë e kanë përkrajur këtë propozim.

Mirëpo një gjendje të tillë, nuk po e duan bizneset e as qytetarët e vendit.

Gjendja e jashtëzakonshme miratohet nga 2/3 e votave të deputetëve prezent në sallë.

Komento: