
Kosova po vazhdon të përballet me luftën kundër koronavirusit.
FSK-ja vë në dispozicion të shtetit Batalionin e Mjekësisë
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka takuar në mëngjesin e sotëm kreun e FSK-së, gjeneralin Rrahman Rama. Temë diskutimi mes tyre ishte ndihmesa dhe gatishmëria e FSK-së për të ndihmuar vendin, në kohën e pandemisë globale COVID-19.
Rama i ka bërë të ditur Zemajt se në kuadër të Forcës së Sigurisë së Kosovës është vënë në gjendje gatishmërie Batalioni i Mjekësisë, që mund të vihet plotësisht në shërbim të qytetarëve të Kosovës.
Postimi i plotë i Zemajt:
Me gjeneralin Rrahman Rama biseduam rreth ndihmës dhe gatishmërisë së FSK-së për të ndihmuar në masat për parandalimin e pandemisë Covid-19.
Gjenerali Rama sqaroi se FSK-ja ka kapacitete mjekësore e logjistike për t’u përballur me çfarëdo situatë.
Në kuadër të Forcës së Sigurisë së Kosovës është vënë në gjendje gatishmërie “Batalioni i Mjekësisë”, që mund të vihet plotësisht në shërbim të qytetarëve të Kosovës.
E falënderova gjeneral Ramën për bashkëpunimin e shkëlqyer, gatishmërinë e tij dhe FSK-së dhe ndihmën që po ofrohet në betejën kundër virusit.
Ndër të tjera konfirmova se Ministria e Shëndetësisë do të përkrah FSK-në në fuqizimin e personelit shëndetësor dhe me pajisje medicinale.
Me ushtarët tanë, vajzat e djemtë FSK-së dhe së bashku me të gjithë qytetarët do të triumfojmë në luftën me pandeminë.
Respektoni rregullat!
Mbani distancën!
Vendosni maskat!
