Vëmendje: Nesër mbyllet për qarkullim kjo rrugë e Prishtinës

16:44 | 14 Korrik 2020

Një rrugë e kryqytetit të Kosovës nesër do të mbyllet për qarkullim.

Komuna e Prishtinë ka njoftuar përmes një komunikate për media se rruga “Ilaz Kodra” do të mbyllet më 15 korrik për shkak të punimeve.

“Rruga “Ilaz Kodra” deri te kryqëzimi me rrugën “28 Nëntori” dhe “Isa Boletini” (te Termokosi) do të jetë e mbyllur për qarkullim të trafikut, të Mërkurën, 15 korrik prej orës 07:00 – 17:00”, thuhet në njoftim.

Komuna shton se në këtë kohë do të kryhen punimet në asfaltimin e kësaj rruge.

Komento: