Reagon PDK, i quan spekulime se po diskutohet për zëvendësimin e Kadri Veselit

14:46 | 15 Korrik 2020

Sot nëpër media ka qarkulluar një lajm se nëse konfirmohet aktakuza ndaj Kadri Veselit atëherë PDK duhet të zgjedh një kryetar të ri.

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytçi, ka demantuar lajmet të cilat qarkulluan sot se kryetari i kësaj partie, Kadri Veseli, mund të zëvendësohej për shkak të ngritjes së aktakuzës ndaj këtij të fundit.

Ai ka thënë se PDK-ja e ka kryetari e saj.

Ndërsa raportimet se do ndërrohet kryetari i partisë, i ka quajtur spekulime.

Postimi i tij:

Partia Demokratike e Kosovës e ka kryetarin dhe liderin e saj politik, z. Kadri Veseli.

Spekulimet dashakeqe se në Partinë Demokratike të Kosovës janë duke u diskutuar emra për të zëvendësuar z. Veseli, janë tërësisht të pavërteta!

Komento: