Shpend Ahmeti: Situata në Prishtinë e rëndë, ja çfarë masash do të ndërmarrim

15:08 | 15 Korrik 2020

Kryetari i Prishtinës,Shpend Ahmeti, ka publikuar statistikat për rajonin e Prishtinës sa i përket bilancit me Covid 19.

Ahmeti thekson se numri mund të jetë edhe më i lartë por për shkak të numrit të vogël tê testeve Kosova nuk ka arritë të dijë numrin e saktë apo më të përafërt.

Ahmeti bën të ditur se në javët në vijim do të bëjnë edhe disa hulumtime ne teste serologjike.

Ai tutje potencon se situata është e rëndë por e menaxhueshme duke bërë thirrje edhe njëherë për kujdes.

Postimi i plotë:

Këto janë statistikat e Prishtinës deri sot!

Dy vërejtje

– Prishtina ka marr strisho për tu testuar në IKSHP dhe rrjedhimisht ka më shumë të testuar se komunat tjera

– Numri real duhet të jetë edhe më i lartë, por për shkak të numrit të vogël tê testeve Kosova nuk ka arritë të dijë numrin e saktë apo më të përafërt.

E gjitha kjo ka një porosi: kujdes për vetën, familjen e të afërmit. Situata është e rëndë por ende e menagjueshme.

Në javet në vijim si Komunë do ti bëjmë disa hulumtime me teste serologjike

1. Me mostër prej 1000 testeve për të gjetur prevalencen (përqindjen e atyre që kanë pasur virusin)

2. Testimin e rasteve pozitive për të parë se a kanë ndertuar imunitet.

3. Testimin e punëtorëve të komunës për ta kuptuar situaten nëpër institucione.

Besoj se keto hulumtime dhe testimet e tjera do ta ndihmojnë IKSHP dhe Komunat e tjera për ta kuptuar më mirë situaten. E besojmë se kjo mund te kontribuoj edhe për hulumtuesit e tjerë. Këtë do ta bëjmë në koordinim me Oden e Mjekeve dhe institucionet e tjera relevante.

Komento: