
Edhe katër persona kanë vdekur në Kosovë në 24 orët e fundit. këtë e ka bërë të ditur Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike në Kosovë.
119 të prekur me COVID-19 janë shënuar në Kosovë. Këto raste kanë dalë nga 420 mostra të kryera të kryera të martën.
Numri i përgjithshëm i të prekurve në Kosovë është 5.237, derisa kanë vdekur 112 persona si pasojë e koroonavirusit.
2.663 raste janë ende aktive, kurse 92 pacientë janë shëruar në 24 orët e fundit. Gjithsej janë shëruar 2.462 pacientë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, sot kanë mbajtur konferencë të përbashkët, ku kanë zbuluar numrin e të infekturave, të vdekurve si pasojë e koronavirusit dhe të shëruarve.
Tash e tutje, zbulimi i rasteve do të bëhet çdo ditë në orën 15:00 përmes konferencave të rregullta. Rezultatet e ditës së sotme do të zbulohen të enjten.
“Kemi vendosur që të ndryshojmë kohën e transmetimit të rezultateve. Në orën 15:00 çdo ditë do të transmetohen. Kjo, qytetarët i kursen nga pritja e kurreshtja dhe u jep mundësi profesionistëve të punojnë pa presion. Në baza ditore do të tregohen edhe të dhënat e pacientëve që janë të shtrirë në QKUK e në spitale”, ka thënë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.