Koronavirusi në Kosovë, Naser Ramadani jep një lajm të mirë

16:07 | 15 Korrik 2020

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 119 raste me koronavirus, 92 janë shëruar dhe katër persona kanë përfunduar me fatalitet në Kosovë.

Drejtori i IKSHP-së, Naser Ramadani ka thënë se situata ka filluar të normalizohet pas një jave me numër alarmant të rasteve.

“Prej dje, situata 24 orëshe ka filluar të normalizohet me gjurmimet e gjitha rasteve në Kosovë”, u shpreh Ramadani.

Ai bëri thirrje që qytetarët të vazhdojnë t’i respektojnë udhëzimet.

Rastet e konfirmuara pozitive janë nga këto komuna: Prishtinë 63, Gjakovë 12, Drenas 6, Fushë Kosovë 5, Pejë 5, Podujevë 5, Skendraj 3, Ferizaj 2, Deçan 2, Gjilan 2, Istaog 2, Kaçanik 2, Lipjan 2, Vushtrri 2, Obiliq 2 dhe nga 1 rast në Kamenicë, Kllokot, Mitrovicë dhe Rahovec.

Komento: