
Një fotografi prekëse është shpërndarë nga ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri Ogerta Manastirliu.
Ajo ka postuar fotografinë e një nëne e cila është e intubuar në Qendrën Spitalore Universitare, për shkak të sëmundjes Covid-19.
Për këtë shkak fëmijët e saj s’mund ta vizitojnë, por ata i kanë dërguar lule në ditëlindjen e saj.

“Në ditën e saj të lindjes, në pamundësi për ta parë, fëmijët kanë dashur t’i tregojnë se i janë pranë, duke i sjellë një tufë lule në spital. Por ajo është në terapi intensive, e intubuar, vetëm për shkak të virusit të rrezikshëm që merr jetë”, ka shkruar ministrja.
Ajo ju ka bërë thirrje qytetarëve që të mos lejojnë përhapjen e virusit dhe të mos rrezikojnë jetën e njerëzve të dashur.