Haradinaj uron fituesit e zgjedhjeve në Maqedoni, fton shqiptarët të bëhen bashkë

18:48 | 16 Korrik 2020

Ramush Haradinaj ka ftuar shqiptarët e Maqedonisë që të bëhen bashkë.

Kryetari në detyrë i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar fituesit e zgjedhjeve në Maqedoni të Veriut.

“Duke përgëzuar të gjitha partitë për rezultatet, në veçanti uroj të gjithë ata që fituan besimin e shqiptarëve për të përfaqësuar interesat e tyre”, është shprehur Haradinaj.

“Edhe njëherë, ju bëj thirrje liderëve shqiptarë që për hir të votuesve të tyre, të bashkohen për qeverisjen e vendit”.

Komento: