Pas takimeve të ndara, fillon takimi i përbashkët Hoti-Vuçiq në Bruksel

19:21 | 16 Korrik 2020

Tashmë ka filluar takimi mes Hotit e Vuҫiqit në Bruksel.

Pas takimeve të ndara me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell i ka bërë ata bashkë.

Para takimit të dy liderët kanë zhvilluar takime të ndara me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borell.

Josep Borrell ka folur para takimit mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq .

Borrell ka thënë se është i lumtur që të dy palët u kthyen në dialog pas një periudhe të gjatë bllokade.

Ai ka thënë se mirëpret përkushtimin e të dy liderëve për takimin e tyre të parë kokë më kokë.

Shefi i diplomacisë evropiane ka thënë se pret shumë nga ky takim, e mbi të gjitha pret një diskutim konstruktiv që do t’i kontribuojë normalizimit të marrëdhënieve.

Komento: