Po presin daljen presidentit, tash e 5 orë bashkëardhetarët po qëndrojnë para Speciales

19:26 | 16 Korrik 2020

Bashkatdhetarët qe 5 orë para Speciales, presin daljen e Hashim Thaçit.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po vazhdon intervistimin nga Zyra e Prokurorisë së Specializuar në Hagë, ndërkohë, para ndërtesës së Gjykatës Speciale po vazhdojnë të qëndrojnë qytetarët në mbështetje të Thaçit dhe luftës së UÇK-së.

Thaçi ka nis intervistimin sot rreth orës 16:00.

Ai për tri ditë rresht është intervistuar, teksa të martën dhe të mërkurën nuk u prononcua për media.

Thaçi është paraqitur në Hagë me ftesë të Prokurorit të Specializuar.

Komento: