Mbulohet me shalqinj një pjesë e Rrugës së Kombit

10:49 | 17 Korrik 2020

Një pjesë e Rrugës së Kombit mbulohet me shalqinj.

Një incident trafiku ka bërë që një pjesë e Rrugës së Kombit të duket në mënyrë të pazakontë.

Kjo pasi rimorkio që ishte e mbushur me shalqinj është rrotulluar dhe të gjitha frytet janë shpërndarë mbi asfalt, njofton Klan Kosova.

Sipas portalit Jepi Zë, shalqiri po vinte nga Shqipëria.

Komento: