Shpërndante lajme ku thuhet se ka vdekur Isa Mustafa, policia prangos një person

12:24 | 17 Korrik 2020

Policia e Kosovës ka prangosur një person të dyshuar për shpërndarje të fotografive dhe videove në të cilat shkruhet se ka vdekur kreu i LDK’së, Isa Mustafa si pasojë e infektimit me koronavirus.

Policinë pas shpërndarjes së videove e ka lajmëruar sekretari i LDK’së, Arban Abrashi.
Abrashi ka thënë se kanë lajmëruar menjëherë policinë e Kosovës pas përhapjes së videove dhe se i dyshuari është prangosur
Express ka raportuar sot se në rrjete sociale janë shpërndarë edhe disa foto e video të rreme, ku thuhet se kreu i Lidhjes Demokratike ka ndërruar jetë.

Madje, me anë të montazhës janë bashkuar edhe video kur anëtarë të kësaj partie po bënin homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova.

Megjithatë, sipas njoftimit të familjarëve të Mustafës, lideri i LDK’së po vazhdon që të qëndrojë në vetëizolim dhe është në gjendje të mirë.

Komento: