Pacientët me koronavirus po vizitohen nga familjarët

12:42 | 17 Korrik 2020

Pacientët me koronavirus të shtrirë në klinikat e SHSKUK-së po vizitohen nga familjarët.

Familjarët e personave me COVID-19 vazhdojnë t’i vizitojnë të afërmit e tyre në spital, për t’iu dërguar ilaçe dhe ushqime.

As vendosja e policisë në klinikat e Prishtinës nuk ka mundur t’i ndalë këto vizita.

Zyra e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë ka bërë thirrje që një praktikë e tillë të ndalet, sepse kështu virusi do të përhapet edhe më shumë.

Komento: