Me flamuj e tupana, qytetarë të shumtë shkojnë në Morinë për të pritur Thaçin nga Haga

19:19 | 17 Korrik 2020

Qytetarë nga vende të shumta kanë shkuar në pikën kufitare në Morinë për të pritur presidentin e vendit, Hashim Thaçi, i cili ka mbërri në Tiranë nga Haga pas intervistimit katër ditor që kishte nga Dhomat e Specializuara.

Thaçi nesër në ora 20:00 do të flas për ditët e kaluara në Holandë.

Qytetarët në Morinë thanë për Klan Kosovën se ata kanë dalë ta mbështesin Thaçin, duke shtuar se ai dhe lufta e UÇK-së nuk janë vetëm.

Enver Krasniqi nga Obiliqi ka thënë se Thaçi është një hero i gjallë.

“Lufta e UÇK-së është e shenjtë. Presidenti është legjendë e gjallë”, ka thënë Krasniqi.

Komento: