Ja çka shkruajnë mediat e huaja për Thaçin pas intervistimit në Hagë dhe kthimit në Kosovë

10:48 | 18 Korrik 2020

Pas katër ditë intervitimi nga prokurorët e Gjykatës Speciale në Hagë, mbrëmë Hashim Thaçi është kthyer në Kosovë.

Mediat botërore kanë raportuar për kthimin e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, nga Haga në Kosovë, pas katër ditëve të intervistimit nga prokurori special.

Neë York Times, Washington Post, e media tjera prestigjioze shkruajnë për pritjen që qytetarët ia bënë Thaçit, në mbështetje të luftës së UÇK-së për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Ndërkohë, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar se sonte në orën 20:00 do të flas për katër ditët e kaluara në Hagë.

Thaçi dje ka arritur në Kosovë, ku është pritur nga qindra qytetarë.

Këtë e ka bërë të ditur gjatë ditës së djeshme përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, derisa ka thënë se askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës.

Komento: