Vdekja e 21 vjeçare në infektivë, motra e saj thotë se “Amantia nuk vdiq nga koronavirusi”

13:12 | 18 Korrik 2020

Koronavirusi po vazhdon të marrë jetë në Shqipëri.

Viktima me e re ne moshe nga koronavirusi ne vednin tone u tha zyrtarisht se ishte ai i vajzes 21-vjecare, qe vuante nga sindromi metabolik dhe nderroi jete si pasoje e termoembolinë fulminante.

Pas lajmit te rende, qe i tronditi te gjithe, vjen reagimi i motres se viktimes, e cila sqaron se motra e saj nuk ka nderruar jete nga koronavirusi, dhe se ate mund ta kete marre ne kohen qe u shtrua ne spital.

Ne nje rrefim te bere per JOQ, motra e Amantia Çarçiut thote se asnje prej familjareve dhe shoqerise se 21 vjecares nuk i eshte bere tamponi, pasi nuk kane asnje shenje te koronavirusit, nderkohe qe thekson se edhe pse te rese nuk i mungoi kujdesi shendetesor ne spital, ajo vdiq per probleme te tjere shendetesore.

Ajo thekson se motra e saj vuante prej kohësh nga mbipesha dhe ankohej se kishte probleme me frymëmarrjen, mpirje të buzëve, krahut dhe gishtave. Edhe pas vizitave mjekësore, këshilla e parë që ajo kishte marrë kishte qenë pikërisht rënia e menjëhershme nga pesha. Sipas saj, ajo kishte pasur probleme me bajamet për katër ditë me radhë dhe temperatura i ishte rritur në mënyrë të ndjeshme.

Më pas, më datë 7 korrik ata kishin lajmëruar ambulancën, ndërkohë që ajo ishte e vetëdijshme dhe kishte zbritur vetë nga shkallët e shtëpisë për të hypur në të. Pas analizave, familja nuk kishte marrë një përgjigje se çfarë kishte Amantia, por ajo çka dihet është se kujdesi mjekësor nuk ka munguar. Ajo ka ndenjur për pak kohë në intubim, jo më shumë se 24 orë.

Komento: