
Një 33 vjeçar ka vdekur sot në Podujevë.
Bari të cilin e mblodhi në mëngjes mbeti në makinën prapa këtij traktori. Në këtë vend që u shndërrua në skenë kr’imi gjeti vdekjen 33 vjeçari S.A dhe një tjetër u plagos.
Ai u plagos këtu nga fqinji i tij rreth 65 vjeçar R.Sh.
Dyshohet se dorasi ka shtënë prej shtëpisë së tij në drejtim të vikt’imës dhe të vëllaut të tij.
Ngjarjen e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
Por familjarët prapa kamerës i kanë thënë televizionit që motivi i kësaj vr’asje është kjo tokë që R,Sh thotë se është e tij.
Kjo pronë është bërë shkak që ai të merrte automatikun në dorë e të shtinte në drejtim të fqinjëve.
E pasi që vrau njërin e plagosi tjetrin R. Sh iku në drejtim të maleve.
Në kërkim të tij ishin vënë një numër i madh i policëve.
Pas rreth një orë kërkimi ata zbritën por pa rezultate.
Teksa familjarët e viktimës ishin mbledhur para shtëpisë të prisnin se a po zihej dorasi ata kishin edhe shqetësimin tjetër.
Njëri ndër djemtë e shtëpisë, vëllai i S. A i shpëtoi plagëve.
Ai u dërgua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, sipas mjekut kujdestar gjendja e tij është rëndë
Nuk dihet nëse palët kanë pasur mos pajtime mes vete më herët.