Aksident i rëndë trafiku, dyshohet edhe për viktima

08:44 | 20 Korrik 2020

Aksident i rëndë në Komoran, dyshohet për viktima.

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në Komoran të Drenasit.

Një veturë ka dalë nga rruga dhe ka goditur një shtyllë elektrike duke e ndarë në dysh atë, shkruan Indeksonline.

Mësohet se vetura ka marrë flakë pas përplasjes derisa dyshohet edhe për viktima.

Në vend të ngjarjes kanë dalë ekipe të Policisë së Kosovës dhe FSK-së.

Komento: