Pas 5 muajsh, rinis testimi i kandidatëve për patent shofer

20:51 | 20 Korrik 2020

Ka rifilluar testimi i kandidatëve për patent shofer.

Kanë pritur të paktën 5 muaj. Por nga kjo e hënë, kandidatët për patent shofer, mund të paraqitën për testim. E në qendrën për patent shofer në Prishtinë, u panë numër i madh i aplikuesve që po mbanin distancën e kërkuar.

Shoferët e ardhshëm, mezi e kanë pritur këtë moment.
Se gjithçka po shkon siç e kanë planifikuar tregon Xhevdet Anadolli-Kordinator i qendrës për patent shofer në Prishtinë

Ky vendim ka gëzuar pronarët e autoshkollave.

Që nga marsi asnjë kandidat që ka aplikuar për marrjen e patent shoferit nuk ka mundur të hyjë në provim teorik dhe praktik, për shkak të përhapjes së koronavirusit në Kosovë.

Komento: