Cakaj bisedë me ministrat e jashtëm të vendeve baltike: Serbia duhet ta njohë Kosovën

22:14 | 20 Korrik 2020

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, sot ka zhvilluar një bisedë me ministrat e jashtëm të vendeve baltike.

Cakaj ka biseduar sot me ministrat e Jashtëm të vendeve baltike për zhvillimet e fundit politike në Ballkanin Perëndimor, me theks të veçantë në dialogun Kosovë-Serbi.

Sipas Cakajt, gjatë bisedimeve është nënvizuar se Serbia duhet ta njohë Republikën e Kosovës duke i njohur integritetin ekzistues territorial dhe rendin kushtetues.

Postimi i plotë:

Me Ministrat e Jashtëm të vendeve baltike, sot biseduam edhe për zhvillimet e fundit politike në Ballkanin Perëndimor, me theks të veçantë në dialogun Kosovë-Serbi.

Nënvizuam dy gjëra me rëndësi:

➡️ Serbia duhet ta njohë Republikën e Kosovës duke i njohur integritetin ekzistues territorial dhe rendin kushtetues. Ky është përfundimi i vetëm që garanton një marrëveshje të qëndrueshme në shërbim të stabilitetit dhe prosperitetit të Ballkanit Perëndimor në përgjithësi.

➡️ Bashkimi Evropian duhet t’i liberalizojë vizat me Republikën e Kosovës sa me parë, në mënyrë që të ruajë besueshmërinë e nevojshme para qytetarëve të Kosovës. Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet dhe ka kultivuar me çdo kusht frymën evropiane në rajon. Ndaj, është tepër e rëndësishme që qytetarët e Kosovës të lëvizin pa viza një orë e më parë.

Shqipëria do të vazhdojë mbështetjen e saj të pakursyer për Republikën e Kosovës në çdo rrethanë.

Komento: