Lulzim Basha bën homazhe te varri i ish-presidentit Rugova

11:08 | 21 Korrik 2020

Basha bën homazhe te varri i ish-presidentit Rugova.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, është duke qëndruar për një vizitë zyrtare në Kosovë që nga dita e hënë.

Ai dje gjatë ditës është takuar me krerët e shtetit e kryetarë të partive politike në vend.

Sot në mëngjes ka takuar edhe kreun e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin, derisa pas kësaj vizite është drejtuar drejt Velanisë.

Atje ka bërë nderime tek varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova, raporton Express.

Basha ka bërë nderime bashkë me delegacionin e tij, derisa në Kosovë është duke qëndruar edhe kreu i deputetëve të PS-së, Taulant Balla.

Komento: