Zhvillime të reja në rastin që ndodhi dje në Fushë Kosovë, ku djali privoi nga jeta me sëpatë babain e tij

13:36 | 21 Korrik 2020

Një ngjarje shumë e rëndë ndodhi gjatë ditës së djeshme në Fushë Kosovë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Vepra të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, ndalim për personin me me çrregullime mendore dhe kërkesë për shqiptimin e masës së trajtimit të detyrusheshëm psikiatrik për personin me inicialet M.R., që dje privoi nga jeta babain e tij me sëpatë.

Rasti ka ndodhur në Fushë Kosovë, ku dyshohet se personi me inicialet M.R., ka privuar nga jeta viktimën (babain e tij) me sëpatë, mjet ky i cili është gjetur në vendin e ngjarjes.

Prokurori kujdestar i Departamentit për Vepra të Rënda të kësaj prokurorie, ka lëshuar urdhëresë për obduksion.

Ndërsa, për të dyshuarin ka paraqitur kërkesë për ekzaminim psikiatrik.

Po ashtu, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ju njofton se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rastit në fjalë.

Komento: