
Menjëherë pas shërimit nga koronavirusi, deputeti i LDK-së nis pushimet në Shqipëri.
Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, është shëruar nga virusi korona.
Me t’u shëruar nga virusi, Gashi ka nisur pushimet në bregdet bashkë me vëllanë e tij.
Këtë e bëri të ditur vëllai i Gashit nëpërmjet një fotografie të publikuar në rrjetet sociale ku shihet se janë në pushime diku.
“Me Arbenin, pasi u përballë me një sfidë jo të lehtë për të dhe për ne, COVID-19, nuk është shaka dhe nuk është lojë”.
