Skënder Hyseni emërohet koordinator për dialogun me Serbinë

15:26 | 21 Korrik 2020

Skënder Hyseni bëhet koordinator për dialogun me Serbinë.

Kryeministri Avdulllah Hoti ka njoftuar se ka emëruar Skënder Hysenin Koordinator Shtetëror për Dialog.

Hoti ka shkruar në Facebook se se emërimi i Hysenit është bërë me qëllim të organizimit dhe të bashkërendimit institucional dhe ndërkombëtar të procesit të dialogut Kosovë-Serbi.

“Duke u bazuar në platformën e Qeverisë së Republikës së Kosovës për dialogun me Serbinë, në mbështetje të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 1 korrik 2020, me qëllim të organizimit dhe të bashkërendimit institucional dhe ndërkombëtar të këtij procesi, kryeministri Avdullah Hoti sot ka emëruar z. Skender Hysenin Koordinator Shtetëror për Dialog”, thotë Hoti.

Komento: