Pacolli: Falemnderit Turqi, për Xhaminë e Re nuk duhet të shqetësohet askush

13:05 | 22 Korrik 2020

Sot është protestuar në Prishtinë kundër ndërtimti të Xhamisë së madhe. Numri i pjesmarrësve ishte tepër i voglë.

Këtë protestë e ka kundërshtuar kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.

Ai përmes një statusti në Facebook ka shkruar se askush nuk duhet të shqetësohet për ndërtimin e xhamisë, derisa ka falënderuar Turqinë, përcjell ORAinfo.

Ja postimi i plotë i tij:

Xhamia e Re,

Askush nuk ka arsye të shqetësohet për ndërtimin e xhamisë se re në Prishtinë.

Arkitektura e saj është shprehje e ndjenjave kulturore e fetare të shumicës së popullatës të besimit Islam të vendit.

Ne duhet të jemi mirënjohës Turqisë dhe donatorëve tjerë për gjestin e tyre.

Kosova është një shembull për botën kur bëhet fjalë për tolerancë fetare e diverzitet etnik e demografik.

Le të vazhdojmë të jemi kështu.

Komento: