Vdes edhe një mjek kosovar nga koronaviruis

13:29 | 22 Korrik 2020

Në Kosovë po vazhdon të rritet numri i të vdekurve nga covid-19.

Si pasojë e infektimit me COVID-19, ka ndërruar jetë një mjek nga Komuna e Gjakovës.

Kjo gjë u bë e ditur nga kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini.

Ai nuk ka dashur të jap detaje tjera lidhur me këtë ngjarje, duke thënë se është informuar nga IKSHKP për vdekjen e tij.

“Po, sapo e kam marrë informatën për vdekjen e tij. Për momentin nuk kemi më shumë informacion”, ka thënë Gjini për Sinjali.

Komento: