Shoqata e Invalidëve të Luftës së UÇK-së i jep përkrahje prioriteteve të ministrit Reçica

15:20 | 22 Korrik 2020

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka pritur sot në takim kryetarin e Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së, Fadil Shurdhaj bashkë me sekretarin e shoqatës, Enver Krasniqi, me të cilët ka bashkëbiseduar lidhur me gjendjen, angazhimin dhe nevojat e shoqatës në këtë periudhë të vështirë pandemie.

Në këtë takim, drejtuesit e Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së, i dhanë përkrahjen e plotë ministrit Recica, për angazhimet e MPMS-së në funksion të jetësimit të prioriteteve.

Përkrhaje u dha me theks të veçantë për të krijuar bazën ligjore që ua mundëson për të punuar ne sektorin privat të gjithë veteranëve të luftës së UÇK, si dhe për lejimin e përfitimit në më shumë pensione për familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës.

Komento: