
Nagip Arifi, kryetari i ri i Komunës së Bujanocit.
Nagip Arifi fitues i zgjedhjeve të 21 qershorit në Bujanoc, sot në seancën e parë të Kuvendit Komunal, u zgjodh Kryetar i ri i kësaj komune, shkruan Reporteri.net.
Arifi u zgjodh kryetar falë marrëveshjes së arritur nga partitë shqiptare të Bujanocit, kështu duke u bërë shqiptarët faktor kyç në vendimmarrje.
Arifi u zgjodh kryetar me 25 vota pro, gjitha nga këshilltar shqiptar, duke fituar kështu mandatin e kryetarit për periudhën 2020-2024.
Ai i ka falënderuar këshilltarët për besimin e dhënë.
“Neve na presin sfida të mëdha. Jemi te vetëdijshëm për këtë punë. Me ndihmën tuaj besoj se do të ia dalim”, ka thënë Arifi.
Arifi zgjidhet si kryetar i Komunës së Bujanocit për herën e 4-të.
Ai ka udhëhequr me Bujanocin në vitet 2002,2006 dhe 2012 pas themelimit të PD-së.