
Arban Abrashi ka thënë se zyrtarë të partive tjera po e fshehin se janë infektuar me koronavirusi.
Ministri i Infrastrukturës nga radhët e LDK-së, Arban Abrashi ka thënë se përderisa zyrtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë dalë publikisht dhe e kanë pranuar se janë të të infektuar me coronavirus, zyrtarë të partive të tjera po e fshehin këtë.
“Është e vërtet se disa e kanë treguar publikisht se janë prekur me virusin si një numër i madh i qytetarëve të Kosovës. Një zyrtar i LDK, një bartës i një pozite në LDK janë më transparent dhe e kanë bërë publike. Mendoj se ka zyrtarë të partive të tjerë që po e fshehin këtë far pune.
Shumë njerëz po hezitojnë me tregu dhe është keq. Edhe ata që janë prekur me COVID kur tregojnë përvojën e tyre kthehen disa ditë pas dhe e dinë burimin, shpeshherë këta kanë biseduar me atë personin deri kur i kanë pas simptomat më të ashpra e kanë ba testin. Nuk ka kurrgjë të keqe kjo”, ka thënë ai.
Ministri Abrashi i ka inkurajuar qytetarët që të tregojnë kur preken nga virusi.
“I inkurajoj qytetarët që nëse dalin poztiv të tregojnë sepse nuk ka asgjë të keqe”, tha Abrashi.