Dështon edhe rezoluta e PDK-së për pandeminë, e votojnë veç 21 deputetë

12:25 | 23 Korrik 2020

Ka dështuar votimi i rezolutës së propozuar nga PDK.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë votuar rekomandimeve të propozuara nga Grupi Parlamentar i PDK-së lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Për këtë rezolutë kanë votuar vetëm 21 deputetë, kësisoj nuk ka pasur kuorum të mjaftueshëm

Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu ka treguar pikat e kësaj rezolute.

“Pas debatit që kemi pasur për menaxhimin e pandemisë dhe situatën me Covid-19, PDK ka listuar 6 rekomandime. 1 Autorizohet komisioni që në afat sa me të shpejt të sjell për miratim në Kuvend ligjin anti-covid. 2. Kërkojmë urgjentisht që Qeveria me vendim të veçanta të rris pagat e profesionisteve shëndetësorë, ky vendim duhet t’i përfshijë të gjithë zyrtarët që përballën me Covid-19. 3. Ministria e Shëndetësisë të mundësoj punësimin edhe të 1 mijë e 500 punëtorëve shëndetësorë etje”, tha Haxhiu.

Komento: