“Jeni bo si klasa e parë”, përplasje mes ministres Haradinaj dhe deputetëve të VV-së

13:09 | 23 Korrik 2020

Po vazhdojnë përplasjet në Kuvend mes zyrtarëve të qeverisë dhe atyre të opozitës.

Gjithçka nisi pas kritikave të deputetëve të VV-së ndaj ministrisë së Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj për aktivitetin e saj në këtë pozitë.

Reagimi i saj ishte shumë i ashpër, derisa kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani e paralajmëroi atë se mund t’i ndalet fjala.

“I kisha përmend disa tema të rëndësishme për t’ia rikujtu definicionin e Politikës së Jashtme sipas Vetëvendosjes. Keni shkaktuar skandale të jashtëzakonshme. Qe qe kadale se jeni bo si klasa e parë dhe po duhet me ju mbajtë ligjërata pak”, u shpreh ajo.

“Skandali diplomatik me Xhamajkën. Na kujtohen deputetë që kanë uru njohjen e Xhamajkës për diçka që s’ka qenë puna e tyre. Çnjohja nga Sierra Leone një ditë masi që e keni hek taksën. Keni pranu teste nga Serbia”, u shpreh tutje ajo.

Tutje, Haradinaj-Stubllja akuzoi VV-në se në mbledhjen e parë të qeverisë kanë tërhequr anëtarësimin për INTERPOL.

Ajo u shpreh se nuk ka asnjë marrëveshje me Serbinë për tërheqjen e aplikimit për INTERPOL.

Komento: