
Është rritur numri i rasteve të hospitalizuara dhe atyre në gjendje kritike nga koronavirusi.
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin për gjendjen e pacientëve të infektuar me COVID-19 dhe të atyre që janë të shtrirë nëpër klinikat e QKUK-së dhe spitaleve rajonale, e që dyshohet se janë të infektuar.
Në total, në klinikat e QKUK-së dhe në spitale rajonale po trajtohen 567 pacientë, 289 prej të konfirmuar me koronavirus.
183 persona janë duke u trajtuar vetëm në klinikat e QKUK-së: Klinika Infektive po trajton 108 pacientë, Klinika e Pulmologjisë 44 pacientë, Klinika e Mjekësisë Sportive 26 pacientë dhe Klinika Neurologjike 4 pacientë.
Aktualisht, 18 të infektuar me koronavirus në gjithë vendin janë në gjendje më të rëndë, pasi që janë në respiratorë, 9 prej tyre janë në Klinikën Infektive, ndërsa 9 në spitalet rajonale.
Më poshtë gjeni raportin e detajuar numrit dhe gjendjes së pacientëve të infektuar me koronavirus të cilët po trajtohen nëpër klinikat e QKUK-së dhe në spitale rajonale.

