
Tashmë është marrë vendimi për të akuzuarin për privim nga jeta të gruas dhe “baxhanakut” në Skenderaj.
Gjykata Themelore në Mitrovicë, të enjten, e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 16 vite heqje lirie të akuzuarin për privim nga jeta të dyfishtë, Xhevdet Tahiraj.
Xhevdet Tahiraj, po akuzohet se më 8 dhjetor 2017, në Skenderaj, ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, F.T dhe “baxhankun” e tij, tani të ndjerin D.S, me ç’ rast nga të shtënat me mjete zjarri, është lënduar edhe tani e dëmtuara F.S, ndryshe motra e gruas së tij, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Gjykata gjatë shpalljes së aktgjykimit ka njoftuar se e ka bërë rikualifikimin e veprave penale me të cilat ngarkohet i pandehuri nga dy “vepra të rënda” në dy “vepra në gjendje të tronditjes së fortë mendore”, duke ndryshuar kualifikimin e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë.
Për veprën e parë në gjendje të tronditjes së fortë mendore, përkatësisht privimit nga jeta të “baxhanakut” të tij gjykata i ka shqiptuar pesë vite ndalim të pandehurit, ndërsa për privimin e dytë në gjendje të tronditjes së rëndë mendore, përkatësisht bashkëshortes së tij shtatë vite e gjashtë muaj heqje lirie , për tentim privimin e “balldëskes” pesë vite ndalim si dhe për ar.mëmbajtje pa leje një vit heqje lirie.
Gjykata duke zbatuar dispozitat e bashkimit të dënimit të pandehurit Tahiraj i ka shqiptuar dënim unik prej 16 vite heqje lirie efektive, si dhe i ka vazhduar deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.
Krahas kësaj, gjykata i ka konfiskuar push.kën gjysmë automatike “SKS” të kalibrit 7.62×39 dhe shtatë fishekë.
Këtë aktgjykim e ka shpallur, gjykatësi Radosllav Markoviq, të enjten, pas përfundimit të gjykimit dy ditë më parë.
Gjykatësi Markoviq i ka udhëzuar të dëmtuarit për kërkesë pasurore juridike në kontest civil kurse palët i ka njoftuar me të drejtën e tyre në ankesë.
Ndryshe, seancat për këtë rast kanë qenë të mbyllura për shkak të ndjeshmërisë.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, të ngritur më 4 shkurt 2019, Xhevdet Tahiraj, po akuzohet se më 8 dhjetor 2017, në Skenderaj, ka kryer rastin e dyfishtë dhe privimin në tentativë ndaj bashkëshortes së tij, F.T dhe të afërmve D.S dhe F.S.
Bazuar në aktakuzë, i akuzuari Tahiraj, më 8 dhjetor 2017, në fshatin Runik të Skenderajt, në afërsi të shtëpisë së viktimës D.S me dashje direkte e ka privuar atë nga jeta.
Në aktakuzë thuhet se nga të shtënat me mjete zjarri ishte lënduar edhe tani e dëmtuara F.S, ndryshe motra e gruas së tij.
Ndërkaq, në pikën e tretë të aktakuzës, thuhet se i akuzuari Tahiraj në të njëjtën ditë, në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Radishevë të Skenderajt me dashje direkte ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën F.T.
Me këtë, Xhevdet Tahiraj akuzohet se ka kryer veprat penale “vepër e rëndë” nga neni 179, “vepër e rëndë në tentativë” nga neni 179 lidhur me nenin 28 dhe veprën penale “mbajtje në pronësi, kontroll, posedim ose në shfrytëzim të paautorizuar të armëve” nga neni 374 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.