E dhimbshme: Ndërron jetë nxënësi i klasës së shtatë në Prishtinë

17:33 | 23 Korrik 2020

Ka vdekur nxënësi i klasës së shtatë në shkollën Dardania të Prishtinës.

Ka ndërruar jetë nxënësi i Shkollës Fillore “Dardania” në Prishtinë, Amar Gjota.

Lajmin e kanë konfirmuar në profilin zyrtar të shkollës në Facebook.

Me dhimbjen më të thellë shpirtërore ju njoftojmë se ndërroi jetë nxënësi i shkollës sonë Amar Gjota, klasa VII/4.

Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të Amarit dhe gjithë shkollës për këtë humbje të madhe!

U prehsh në paqe Amar! Do të na mungosh engjëll”, shkruhet në njoftim.

Këtë lajm e ka shpërndarë edhe kreu i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Komento: