Kreu i Sindikatës së PTK-së thotë se kryeministri Hoti është zotuar që askush të mos humbë punën

23:50 | 23 Korrik 2020

Kryetari i Sindikatës së PTK’së thotë se kryeministri Hoti është zotuar që askush të mos humbë punën.

Kryetari i Sindikatës së PTK’së, Lamih Balaj, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është zotuar që të kthejë Telekomin në binarë pas vendimit të fundit të arbitrazhit dhe bllokimin e llogarive.

Balaj ka pasur takim sot me kryeministrin pas protestës të organizuar para qeverisë nga punëtorët e Telekomit.

“Kryeminsitri na ka premtuar se nuk do të humben vendet e punës”, ka thënë ai.

“kryeministri dhe ministri kanë qenë këmbëngulës që të cbllokohen llogaritë. Përgjegjësinë do ta mer qeveria. Do të negociohet me Devollët nga ana e qeverisë dhe është premtuar se do të bëhet një zgjidhje”, shton ai.

Balaj thotë se borxhi i Telekomit është shumë i madh edhe pa e marrë në lloagri kontratën e dëmshme me Z-Mobile dhe Devollët.

“72 milionë euro ka borxhe në Telekom”, shton ai.

Komento: