
Ambasadori gjerman Heldt shkon, por e lë një valixhe në Kosovë.
Ambasadori i Gjermanisë, Christian Heldt, sot do të përfundojë misionin diplomatik në Kosovë.
Ai dje me anë të një videoje deklaroi se për këtë pranverë pati shumë plane për të realizuar por se shkaku i koronavirusit nuk ka mundur t’i realizojë.
“Nesër unë do të largohem Kosova pa pasur mundësinë të përshëndetem personalisht, shkaku i coronës”.
“Në një të ardhshme të afërt do të kthehem privatisht për të përshëndetur miqtë dhe për të bërë të gjitha gjërat që më ikën tani, kur korona të jetë tejkaluar”.
“Faleminderit për 3 vjet gjatë të cilëve shumë njerëz më bënë të njoh horizonte të reja”.
“Në gjermani ka një shprehje që thonë: ‘Ende e kam një valixhe në Berlin’. Kuptimi i së cilës është se ke lënë diçka pasë, tek e cila do të kthehesh sërish”.
“E pra unë përfundimisht po e lë një pjesë të madhe të valixhes këtu në Kosovë”, ka thënë Heldt.