
Hoxhaj thotë se është problematike qasja e Qeverisë në dialog: Me ndjek karavan të dialogut ‘deri në kismet’, është mëse serioze.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se është shqetësuese qasja e Qeverisë Hoti karshi çështjes së dialogut mes Kosvës e Serbisë.
Hoxhaj tha në seancën e sotme që duhet fillimisht të ketë një kornizë dhe dokument që tregojnë për temat që dialogohen, njofton Klan Kosova.
”Nëse partnerët e koalicionit s’mund të koordinohen në zgjedhjen e koordinatorit imagjinoni cila është pesha dhe rezultati i procesit”.
”Nuk është fer nuk është e drejtë që para takimit në Bruksel të ketë mesazhe se përfaqëson e nuk përfaqëson”.
”Unë nuk jam për barrikadë, por me ndjekë një karavan të dialogut pa e ditë kohën, ndoshta mbërrin në cak kur bëhet kismet, është më serioze sesa mund të mendojmë. Ne e shohim problem qasjen e Qeverisë në dialog”.
”Çka po thotë Kryeministri është pozicionim legal i Kosovës. Kur unë e kam dëgjuar se si ka folë Vuçiqi në konferencën për shtyp, jo që s’ma ka rikthy diskursin e vitit 2000, por për mua ka qenë rikthim i viteve ’80-ta”.
”Unë e di që kur shkon në dialog pa strategji përfundon në forma të tilla. Po e shohim si të rëndësishme që Qeveria t’na japë një dokument që ta dimë për cilat tema po flasim”.
”Tema për ekonominë – unë nuk e di se cili është qëndrimi i Kosovës si Republikë si Shtet në raport me taksën, dhe çka përfituam nga ajo”.
”Këto janë dilema të cilat duhet t’i kemi dhe duhet t’i ngrisim. Dialogu nuk guxon që t’i shërben Serbisë. Do duhej t’i shërbejë Kosovës”.