
Ish-trajneri i Barcelonës thotë se Vidal është zemra e ekipit.
Gerardo Martino beson se Arturo Vidal është bërë zemra e ekipit katalonas dhe nuk duhet të lejohet të largohet nga Camp Nou këtë verë.
E ardhmja e yllit kilian është vënë në dyshim disa herë përgjatë këtij sezoni, pasi që ai spekulohet për një kthim në Itali, ku thuhet se Interi është i interesuar për 33-vjeçarin, i cili më parë luante për Juventusin.
Megjithatë, Vidal ka mbetur një figurë e rëndësishme në planet e Barcelonës. Mesfushori i ka bërë 42 paraqitje gjatë këtij sezoni, duke ia shtuar këto edhe 53 paraqitjet që i bëri gjatë sezonit të tij debutues në Katalonjë.
Përkundër që shumë tifozë e kanë vënë në dyshim vlerën e tij për skuadrën, trajneri ka insistuar se ai e ka një rol në skuadër dhe Martino beson se kiliani është tejet i rëndësishëm për skuadrën katalonase.
“Unë e shoh Vidalin si zemrën e skuadrës për atë që ai e jep, por edhe për punën që ai e bën, duke hyrë në zonën e portierit kundërshtar dhe duke shënuar”, ka thënë Martino.
“Unë e shoh atë si lojtar shumë të mirë sesa vitin e kaluar, kurë nuk ishte i mirë. Ky vit ka qenë i mrekullueshëm për Arturon dhe, sipas meje, ai duhet të qëndrojë patjetër në Barcelonë”. /Gazeta Express/