Barcelona në telashe të mëdha para ndeshjes kundër Napolit

19:26 | 25 Korrik 2020

Barcelona duket të jetë në telashe të mëdha para ndeshjes me skuadrën e Napolit.

Portieri i Barcelonës, Marc Andre Ter Stegen raportohet se është në dyshime për t’u paraqitur ndaj Napolit në ndeshjen e kthimit të 1/16 të Ligës së Kampionëve.

Sipas gazetës spanjolle Diario AS, reprezentuesi gjerman po vuan nga një lëndim i gjurit.

Ai gjithashtu ka munduar në ndeshjen e fundit në La Liga, ndaj Alaves, dhe do të kërkojë një operim për të kaluar këtë çështje.

Meqenëse ky operim do ta mbaj jashtë fushave deri në tre muaj, atëherë ai do të bëhet vetëm pas të përfundojë Liga e Kampionëve.

Nëse Ter Stegen nuk paraqitet ndaj Napolit, atëherë në portë do të jetë ish portieri i Fiorentinës dhe Juventusit, Norberto Neto.

Barcelona dhe Napoli kanë luajtur barazim 1:1 në ndeshjen e parë, dhe ndeshja e dytë luhet më 8 gusht në ‘Camp Nou’.

Komento: