
Leonora Jakupi është një këngëtare shumë e dashur për publikun.
Ajo u bë pjesë e skenës në moshë shumë të re dhe gjithmonë ka qenë një ndër të preferuarat e publikut, shkruan ORAinfo.
Ajo vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale, me postime të ndryshme.
E sot në Kosovë ka pasur numër rekord të të infektuarve me koronavirus. 276 persona kanë rezultuar pozitiv me covid-19 në Kosovë në 24 orët e fundit.
Ky numër e ka shqetësuar edhe këngëtaren Leonora Jakupin.
Ajo ka postuar një foto me numrin e sotëm të infektuarve nga koronavirusi. /ORAinfo/

