
Është ndër aktoret me të dashura për publikun shqiptar.
Adriana Matoshi ka qenë e ftuar në emisionin “Sonte” në T7 ku përveç profesionit të saj, ajo foli edhe për jetën e saj private.
Aktorja tha se dashuria është gjëja më e bukur që mund t’i ndodhë një njeriu, duke zbuluar se ajo ka një simpati për momentin.

“Simpati ka edhe një fëmijë, kështu që edhe unë simpatizoj dikë. Nuk është diçka e madhe, ai biles as nuk e di që e kam simpati”, ishin fjalët e aktores.
Adriana Matoshi nga martesa e saj e parë ka katër fëmijë, tre djem dhe një vajzë.

