
Është varrosur i riu nga komuna e Kamenicës që humbi jetën si pasojë e infektimit me COVID-19.
Ceremonia e varrimit u bë në orën 13:00, në varrezat e fshatit Kopernicë.
Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë mbrëmë kryetari i Kamenicës, Qendron Kastrati.
“Një djalë të ri kamenicas sot na e morri virusi i zi. Vështirë të gjenden fjalë për familjen, të cilëve iu shprehë dhimbjen më të sinqertë për këtë humbje! Ju qoftë i paharruar kujtimi për Bersantin, djalë shembullor, profesionist i mprehtë, e shok i dashur”, kishte shkruar Kastrati në njoftimin për vdekjen e 27 vjeçarit nga Kamenica.