Jep dorëheqje kryeshefi ekzekutiv i Postës

17:32 | 30 Korrik 2020

Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Postës së Kosovës, sot ka mbajtur mbledhjen e radhës në të cilën ka emëruar dy zyrtarë të lartë.

Në pozitën, U.D. Zv. Kryeshef Ekzekutiv, Bordi emëroi Fakete Kadiu, ndërsa shkarkoi nga detyra Këshilltarin e Përgjithshëm/Sekretarin e Postës së Kosovës, Argjent Sefaj, në këtë pozitë si Ushtrues Detyre, emëroi Faton Ejupi.

Në këtë mbledhje gjithashtu dorëheqje kanë paraqitur:

1. Enver Govori nga pozita e U.D. Zyrtar Kryesor Financiar dhe i Thesarit, dhe

2. Salih Morina nga pozita e U.D. Kryeshef EkzekutivBordi do t’i shqyrtoi këto dy dorëheqje në një takim të radhës.

Komento: