Qytetarët ia mësyjnë xhamive për falje të Kurban Bajramit, policia i kthen prapa

08:54 | 31 Korrik 2020

Policia kthen qytetarët që mësynë xhamitë për falje të Kurban Bajramit.

Me vendim të Qeverisë së Kosovës dhe Bashkësisë Islame të Kosovës, sot nuk është falur Kurban Bajrami.

Vendimi është marrë si masë për mospërhapjen e mëtutjeshme të pandemisë COVID-19.

Por disa qytetarë mësynë xhamitë të premten në mëngjes, ku u pritën nga Policia dhe u kthyen pas.

Komento: